Shkaktoi aksidentin me dy të plagosur të Kryeministria, lihet në burg 21-vjeçari

21 Nëntor 2023 | 15:28

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, vendosi lëndien në burg të 21-vjeçarit Jorgaq Thengjilli, i cili më datë 5 nëntor shkaktoi aksidentin me dy të plagosur pranë Kryeministrisë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e vlerësoi si të ligjshëm masën e arrestit në flagrancë të personit nën hetim dhe e la në fuqi atë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Jorgaqi, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht  të vendimit caktimin e një mase sigurimi më të butë si atë të “Arrestit ne shtëpi”, “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Ndalimin e daljes jashtë shteti”.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Euronews Albania dy të rinjtë po kalonin në trotuar, kur në një moment ata goditen nga një makinë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Djali shihet teksa goditet nga mjeti, por fatmirësisht ringrihet në këmbë pa dëmtime. Sakaq goca nuk është kapur nga pamjet, por ajo ndodhej në vendin ku rrezja e goditjes ishte më e madhe duke i shkaktuar lëndime të shumta.

Thëngjilli është personi që shihet në video teksa shtrihet në trotuar duke vendosur duart mbi kokë, pas aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Vlorës për dyshime mbi falsifikimin e dokumenteve dhe tjetërsimin e pronave në zonat e Radhimës, Dukatit dhe Orikumit,...
11:20 | 29/06/2026

Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, gjatë fjalës së tij hapëse në konferencën e fokusuar te marrëdhëniet e institucioneve të drejtësisë me mediat, u...
11:10 | 29/06/2026

“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj të kontribuojnë në ndryshimin e kulturës së institucioneve të drejtësisë, duke...
10:51 | 29/06/2026