Kaosi në Parlament| Përjashtohen 4 deputetë të PD, nga 6 që kërkuan socialistët
Sekretariati i Etikës i mbledhur këtë të mërkurë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare deputetët e PD; Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi.
Ndërkohë për dy deputetet Sorina Koti dhe Albana Vokshin nuk është marrë asnjë masë, pra nga 6 deputetë për të cilët është kërkuar përjashtimi nga ana e Partisë Socialiste, Sekretariati i Etikës e ka marrë këtë masë vetëm për katër prej tyre.
Masa për deputetët është marrë nga Sekretariati i Etikës pas incidenteve të shkaktuara në seancën e të hënës. Në atë seancë ishte parashikuar votimi i buxhetit për 2024 dhe ndërsa deputetët e opozitës ndezën tymueset, kryeparlamentarja dhe depouteët e mazhorancës vijuan me votimin.
Ndërkohë që një flakadan shkaktoi nisjen e flakës në parlament, seanca u mbyll me mitatimin në parim të buxhetit për vitin 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
- Flakë në parlament, maxhoranca miraton me shpejtësi projektbuxhetin. Mbyllet seanca
- Buxheti u miratua mes tymit e flakëve/ Berisha: E kaluan për 5 minuta, s’votoi njeri
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit