Shkelja e afatit për reformën zgjedhore, Yuri Kim: Mjaft më me kushte, mbani premtimin para shqiptarëve

1 Qershor 2020 | 08:36

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim reagoi sërish lidhur e ecurinë e deritanishme sa i përket reformës zgjedhore pas dështimit të tryezës së djeshme të Këshillit Politik, që nuk arriti të dilte me një marrëveshje brenda afatit të vendosur më 31 maj.  

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane kërkoi nga politikanët shqiptarë të hiqnin dorë nga kushtet e reja dhe të mbanin premtimin e dhënë para shqiptarëve për ta çuar deri në fund reformën zgjedhore.

“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat, 31 majin.

Tani është koha që të ndaloni të këmbëngulni në gjëra jo të zbatueshme dhe/ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën para shqiptarëve, koha për rezultate”, shkruan ambasadorja në Twitter.

Pas mbledhjes së tretë radhazi, Këshilli Politik nuk gjeti dakordësi për reformën zgjedhore as më 31 maj, datë e vendosur si afati i fundit për hartimin e një drafti që do t’i kalonte më pas për miratim parlamentit.

Deri të dielën, mendohej se palët kishin gjetur njëfarë konsensusi, por palët i theksuan ndasitë mes tyre në momentin kur nisi të diskutohej metodologjia që do të përdorej në administrimin e zgjedhjeve në rastet kur në terren do të dështonte aplikimi i teknologjisë në identifikimin e votuesve.

Mund të lexoni gjithashtu:

Reforma zgjedhore, Yuri Kim jep porositë e fundit: Askush s’do marrë gjithçka që dëshiron, të mbyllet brenda afatit

Reforma zgjedhore, PD propozon qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve

Nuk ka dakordësi në Këshillin Politik, opozita akuzon mazhorancën se refuzoi të gjitha propozimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026