“Shkelje e barazisë në tendera”- GJKKO vendos për prefekten e Fierit dhe 3 të tjerë

13 Mars 2024 | 16:02

Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masës të pezullimit nga funksionet publike të 4 zyrtarëve përshirë prefekten e Fierit, Rajmonda Balilaj, ndërsa për 3 punonjës të tjerë të Bashkisë Patos caktoi masat e “detyrimit për tu paraqitur” në Prokurori.

Rajmonda Balilaj akuzohet nga SPAK se në kohën që ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit, në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë ka favorizuar në dy raste një kompani në një tendër për rehabilitimin e disa rrugëve dhe miërmbajtjen e tyre.

Në seancën e së mërkurës, Rajmonda Balilaj që po hetohet për shkelje të barazisë në tendera nuk është paraqitur për shkak se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe masa pezullim nga detyra nuk u është komunikuar. Sipas Prokurorisë, gjatë kohës që Balilaj ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001′ fituese para se të zhvillohej tenderi, duke kryer kështu shkelje të barazisë në tendera.

Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e rrugës Dukas-Breg, ku si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme, është hapur tender me fond limit 6,7 milionë Lekë, si dhe “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në rrugën e fshatit Ruzhdie, me vlerën 8,6 miliardë Lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026