Shkëlqim Hajdari dorëhiqet nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm

15 Janar 2026 | 13:53

Vetëm një ditë pasi njoftoi se ishte finalizuar reforma ligjore në fushën e inspektimeve, e cila prek drejtpërdrejt raportin mes shtetit, biznesit dhe ligjit, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Hajdari e mbante këtë post që prej vitit 2016, kur u emërua nga Këshilli i Ministrave ndërsa nuk dihen ende arsyet pse e dha dorëheqjen.

Inspektoriati Qendror (ose Inspektorati i Përgjithshëm) është një institucion shtetëror që ka për detyrë të koordinojë dhe mbikëqyrë sistemin e inspektimeve shtetërore në mbarë vendin, me qëllim zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik për qytetarët dhe bizneset nga praktika arbitrare ose jo‑efikase.

Kujtojmë se një ditë më parë, Shkëlqim Hajdari, përmes një reagimi në rrjetet sociale, paralajmëroi se, sipas tij, paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm do të marrin fund.

“Bac u kry! Sot jam thellësisht i lumtur për finalizimin e reformës ligjore në fushën e inspektimeve. Rezultatet e kësaj reforme janë pesë masat e para administrative, të shfuqizuara në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave, bazuar në ligj, objektivitet dhe transparencë, me përfaqësues në komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjës, si dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit. Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm do të marrin fund! Falënderim e mirënjohje për të gjithë stafin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të lodhshme e të vështirë, por vizionare, sipas standardeve më të mira të inspektimeve në BE”, shkruante Hajdari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026