Shkodër| Dyshohet se plagosi për vdekje një 15-vjeçar, arrestohet i riu
Në vijim ngjarjes në Shkodër, ku në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup, pa probleme për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Detaje nga vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, autori i krimit është i mitur…
- Shkodër| U qëllua me thikë gjatë një konflikti, ndërron jetë në spital 15-vjeçari
Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
- 15:58 Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
- 15:39 Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri