Shkodër/ Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 47-vjeçari me pistoletë me vete

18 Shkurt 2025 | 10:55

Policia e Shkodrës ka përfunduar me sukses operacionin “Time”, duke arrestuar 47-vjeçarin G. M., i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj një 24-vjeçari.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Sipas hetimeve, më 11 maj 2024, në lagjen “Salo Halili”, G. M. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit J. O., 24 vjeç, duke e plagosur në këmbë për motive të dobëta. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026