Shkodra bëhet me semaforë/ Fillimisht do të instalohen në qendër
“Pas me shumë se 20 vitesh në qytetin e Shkodrës do të vendosen semaforët, të cilët tashmë sipas planit të ri të mobilitetit të përcaktuar nga bashkia Shkodër, fillimisht do të jenë 6-të të tillë në qendër të qytetit të Shkodrës.”
Kryetari i Bashkisë së qytetit, Benet Beci, ka inspektuar punimet që po kryhen në qendër të qytetit për vendosjen e semaforëve.
Ai ka parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat pritet të përfundojnë deri në fund të muajit Mars. Pritet që këta semaforë të nisin pulsimin e ngjyrave në bulevardin “Skënderbeu” për automjetet dhe këmbësorët.
Por si e pritën qytetarët një lajm të tillë?
“Po vendosen semaforët në Shkodër .Si të duket diçka e tillë? Punë e mirë është, shumë punë e mirë.”
“Shumë mirë si tanë bota.” Ata që shkatërruan tanë Shqipërinë shkatërruan edhe Shkodrën sepse ka qenë semafori tek kryqëzimi i degës .”
“Është lajm i mirë. Mjafton vetëm të shikosh qendrën e qytetit kur bëhen lëvizjet e makinave që pengohen qysh të kryqëzimi i qendrës që pengohen dhe bëhet vargu i makinave “
Një investim në semafor është barrë rreth 20 vite më parë ku objektet u dëmtuan dhe u vodhën nga persona të paidentifikuar dhe nuk u investua me në këtë drejtim. Ky investim është parashikuar edhe në kuadër të planit të mobilitetit që po hartohet nga bashkia Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet