Shkodra gjatë natës, pasojat që solli stuhia
Qarku Shkodër është shoqëruar nga reshje të dendura shiu dhe shtrëngata gjatë gjithë të premtes, orëve të mbrëmjes dhe deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Kjo ka pasuar me dalje të përrenjve nga shtrati, të cilët kanë krijuar probleme në qarkullim.
Në bashkinë Shkodër, fshati Theth, fshati Ndërlysaj si pasojë e daljes nga shtrati të përroit Ndërlysaj u bllokua segmenti Theth- Ndërlysaj, ndërsa në fshatin Buzhalë të Bashkisë Pukë, si pasojë e shkarjes së dherave u dëmtua kabina e këtij fshati duke ndërprerë energjinë elektrike. Në disa rrugë nacionale ka pasur rënie inertesh.
Nga Institucioni i Prefektit u koordinua puna me të gjithë strukturat vendore dhe rajonale për stabilizimin e situatës në segmentin e Thethit ndërkohë vijon puna e strukturave të OSHE në terren për riparimin e defekteve të cilat për shkak të erërave të forta kanë dëmtuar shumë linja të furnizimit me energji.
Gjate ditës së sotme sipas raportimeve nga bashkitë situata është si më poshtë:
Autoriteti Verior nuk raporton probleme në akset rrugore që mbulon DRV Shkodër. Gjatë natës si rezultat i reshjeve të shiut ka pasur rënie të inerteve dhe gurëve nga skarpatet, por pa shkaktuar probleme në qarkullim. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete e fuqi punëtore.
Në Bashkinë Shkodër
Të tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut në rrugën e Thethit u zhbllokuan
Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit, Lezhë, informohemi se niveli i reshjeve të shiut ka qenë 20 mm
Deri tani nuk ka informime për probleme në sistem kullimi e mbrojtje nga uji. Nivelet janë në kuota të ulëta.
Në bashkinë Pukë vazhdon të ketë reshje të dendura shiu, fshati Buzhalë ka ndërprerje të energjisë si pasojë e dëmtimit të kabinës elektrike. Ndërprerje të energjisë kanë dhe Njësitë Administrative Rrapë dhe Gjegjan.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge