Shkodra më shumë se 48 orë pa drita, raporton Gjerga
Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Bruna Çifligu se qarku i Shkodrës ka 48 orë pa drita.
Sipas tij situata është kritike tek Ana e Malit në Obot.
“Në të gjithë qarkun e Shkodrës ka pasur më shumë se prej 48 orësh ndërprerje të energjisë elektrike ku më problematike paraqitet situata në zonat periferike të qytetit të Shkodrës, në njësitë administrative, por duhet thënë që ka pasur dhe lagje të qytetit të Shkodrës ku ka pasur ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike. Më problematike paraqitet situata në njësinë administrative të Anës së Malit në Obot,” – raportoi Gjerga.
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër për shkak të reshjeve, aktualisht është 1100 Ha, e pandryshuar nga dita e djeshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit