Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë Emergjente, Robert Hysenllari thotë se Shkodra dhe Lezha u përmbyten pas reshjeve intensive në një hark kohor prej 6-7 orësh.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hysenllari u shpreh se parashikohen edhe shtrëngata.
“Edhe sot edhe nesër pritet të ketë reshje intensive. Ka pasur dhe kemi parashikuar edhe shtrëngata shiu, që në kohë të shkurtër, lumenjtë ose edhe përrenjtë e vegjël të rrisin shumë prurjet dhe të shkaktojnë dëme. Këtë problematike të tillë patëm në qytetin e Lezhës dje.
Kjo situatë ishte në një hark kohor prej 6-7 orësh, për të cilat reshjet pushuan dhe niveli ra. Ditën e djeshme, Lezha ishte qyteti më probematik, pushteti lokal ka qenë në gatishmëri”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU