Shkoi për të kërkuar punë si bari, gjendet i vdekur 58-vjeçari në Korçë

10 Janar 2025 | 14:19

Edmont Çeka, është një 58-vjeçar nga Rrësheni i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë.

Policia në vendngjarje ka bërë një këqyrje paraprake të trupit dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit ekstrem ose nga një arrest kardiak.

Ndërkaq, mësohet se Edmont Çeka kishte shkuar në Korçë për të kërkuar punë si bari.

58-vjeçari kishte katër ditë që lëvizte në qytetin e Bilishtit dhe fshatrat përreth në kërkim të një pune qoftë dhe bari.

Në kushtet kur e ka pasur të pamundur gjetjen e një pune, 58-vjeçari në këmbe ka marrë rrugën e njohur se “shtegu i refugjatëve” për të kaluar në anën tjetër të kufirit për në shtetin helen.

Ajo çfarë mësohet është se në trupin e 58-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Do Do të jetë “Mjekësia Ligjore” ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes se tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tyre erdhi gjatë operacionit “Vigjilenca 3” ku u kapën në flagrancë në...
12:59 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026