Shkolla pa mësues në Shkup, 250 nxënës shqiptarë në Vizbeg nuk mund të marrin dije

11 Shtator 2024 | 16:29

Prej ditësh shkollat kanë hapur dyert për mësim në Maqedoninë e Veriut.

Por një situatë aspak normale po ndodh me nxënësit e lagjes Vizbeg, e cila ndodhet vetëm 5 km larg Shkupit.

Për vite me radhë, mbi 250 fëmijë shqiptarë i duhej të udhetonin cdo ditë në këmbë 20 km për të shkuar në shkollat e Çairit, pasi shkolla ishte në ndërtim e siper.

Por më në fund shkolla përfundoi dhe tashmë është gati për të pritur nxënësit.

Këtu ndodh edhe çudia, shkolla është vetëm objekt, pasi aty mungojnë mësuesit.

Një prind që e takuam tek shkolla edhe sot u kthye e dëshpëruar pasi nuk kishte kush ti pranojë dokumentet për regjistrimin e fëmijës së saj.

“Tash e kam në dorë dokumentin, drejtori nuk qenka këtu. Më vonë ta shohim çfarë po ndodh,” -thotë prindi.

Në punë vjen vetëm drejtori i shkollës, ndërkohë pritet vendimi i Ministrisë së Arsimit e cila duhet të vendosë në bazë të kërkesës së shkollës për punësimin e 21 mësuesve.

“Duhet të kemi durim edhe pak. Shpresoj që edhe këtë javë në procedurë të përshpejtuar ti kryejmë të gjitha procedurat që më në fund të gjithë fëmijët të fillojnë me mësim,”-shprehet drejtori i shkollës, Kadri Elezi.

Kjo shkollë u premtohet banorëve të Vizbegut për më shumë se 10 vite.

Nuk ka ministër që nuk ka shkuar për të hedh një lopatë në këtë lokacion, por ende ky institucion arsimor nuk është vënë në funksion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026