Shkon në 45 numri i të vdekurve në Gaza pas sulmit nga Izraeli

20 Tetor 2025 | 11:02

Një seri sulmesh ajrore izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 45 personave, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe disa spitale lokale. Ky është një rritje nga numri paraprak prej 33 viktimash të raportuara më herët.

“Të paktën 45 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës,” deklaroi Mahmoud Bassal, zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, që vepron nën autoritetin e Hamasit.

Katër spitale kryesore në Gaza kanë konfirmuar bilancin të rëndë, duke raportuar se kanë pranuar trupat e pajetë dhe të plagosurit pas bombardimeve të intensifikuara.

Sulmet vijnë në një periudhë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa tensionet në terren vazhdojnë të mbeten të larta. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga ushtria izraelite mbi incidentet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026