“Shkova dhe gjeta hard diskun bosh”/ Semanaj: Materiali i fshirë mund të rikthehej
Besmir Semanaj, ekspert IT foli në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS, ku tashmë nën masën ‘arrest shtëpie’ është lënë ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Revieë” në Euroneës Albania, ai theksoi se hard disku që sipas specialistëve që akuzohen si të përfshirë në këtë skandal, ka qenë bosh mund të merrej dhe me anë të një aplikacioni mund të rikthehej i gjithë materiali i fshirë.
Sipas tij, nëse rezulton se në këtë hard disk të dorëzuar në prokurori nuk ka asnjë informacion që lidhet me TIMS, bazuar në deklaratat e specialistëve të IT, automatikisht ky hard disk është ndryshuar.
“Nisur nga deklarata e Ramës dhe ministrit ku thuhet se është tentuar të merret backup. Kjo deklaratë është shoqëruar me deklaratën e ish-drejtorit të IT, ku deklaron se mijëra terabite të një sistemi si TIMS, nuk mund të kryhen back up në një USB ose në një hard disk të jashtëm.
Një backup nuk do i hynte në punë askujt duke ditur se sisteme të tilla back up i kanë të inkriptuara dhe është e pamundur që Back up të lexohet. Kemi deklaratë të ish-drejtorit që thotë që nuk mund të kryhet back up në USB, kemi deklaratën e punonjësve të Ministrisë që deklarojnë në Prokurori që thonë se është tentuar të kryhet back up në ard disk të jashtëm.
Këtu kemi një mashtrim nga kryeministri, ministri i brendshëm, nga drejtori i IT. Specialistja deklaroi se Back up është tentuar të kryhet në një hard disk të jashtëm, deri në momentin që unë isha aty janë kryer 500 Giga Bite dhe në momentin që unë kam shkuar në zyrë kam gjetur një hard disk bosh.
Ky është hetimi më i thjeshtë. Mund të merret ai hard disk, një aplikacion që mund të gjendet falas në internet dhe mund të bëhet rikthim çdo gjë që është e shkruar në atë hard disk. Nëse rezulton se në këtë hard disk të dorëzuar në prokurori nuk ka asnjë informacion që lidhet me TIMS, bazuar në deklaratat e specialistëve të IT, automatikisht ky hard disk është ndryshuar”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s