Shkrumbohet banesa në Vloçisht, zjarri dyshohet se u shkaktua nga një defekt elektrik
Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Vloçisht, në bashkinë e Maliqit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa viktima apo të lënduar.
Sipas informacionit paraprak, zjarri është konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në banesat përreth.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shmangur një situatë më e rëndë në zonë.
Nga të dhënat e para të grupit hetimor dyshohet se shkaku i mundshëm i zjarrit lidhet me një defekt në instalimet elektrike të amortizuara, ku një shkëndijë ka mundësuar përhapjen e flakëve brenda banesës.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe një vlerësim i plotë i dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 17:44 Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
- 17:44 Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)
- 17:41 Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në