Shkup: Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor

6 Dhjetor 2024 | 18:20

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të premten se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit të shumëpërfolur për gjuhët gjatë një seance më 11 dhjetor.

“Gjykata nuk do ta komentojë qëndrimin e askujt. Pas përfundimit të seancës do të mbahet konferenca e rregullt për shtyp, në të cilën do të përgjigjemi në të gjitha pyetjet e juaja”, tha të premten Gjykata Kushtetuese.

Ky Ligj, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.

Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë edhe nenin 2 të këtij ligji. Lënda që lidhet me kundërshtimin e këtij ligji, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.

Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike, veçanërisht pas shfuqizimit të mekanizmit të Balancuesit më 9 tetor, një instrument që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucione shtetërore.

Për Ligjin për gjuhët, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, i porositi të premten qytetarët dhe institucionet që ta marrin me “gjakftohtësi” çështjen.

Ai shtoi se Kushtetuesja duhet ta shohë këtë ligj edhe si “çështje politike, dhe jo vetëm si juridike”.

“Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit, dhe është shtylla e këtij shteti. Kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin”, tha Mexhiti.

Paraprakisht, Mexhiti njoftoi se gjyqtarët shqiptarë në gjykatën Kushtetuese do ta bojkotojnë seancën e 11 dhjetorit.

“Është prononcuar edhe kryetari që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi”, tha ai.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të premten, përmes një komunikate, paralajmëroi për “pasoja të rënda” në rast të shfuqizimit të ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026