Shkup| U plagos dhe u rrëmbye rrugës për spital, arratisja spektakolare nga burgu
Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes është arratisur një i burgosur i dënuar me 20 vite burg për vrasje nga burgu më i madh në Maqedoninë e Veriut, Idrizovë.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi se i burgosuri ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve, që sipas burimeve jo zyrtare, ia ka shkaktuar vetes.
Ajo u shpreh se personi është nisur menjëherë me rojet e burgut drejt spitalit, ndërsa ende nuk ka një sqarim se përse ndihma nuk ka ardhur në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
“Gjatë rrugës ua ka prerë rrugën një makinë tjetër me shumë persona të armatosur të cilët kanë marrë të burgosurin nga duart e policisë, por para kësaj i burgosuri ka arritur t’i marrë armën njërit prej policëve dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të shpëtojë më lehtësisht. Gjatë kësaj rrëmuje njëri prej policëve është plagosur,” – raportoi Iljazi.
Policia po vijon hetimet dhe kontrollet e brendshme për personat që duhet të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë