Shkupi e Sofja përplasen në Pustec, akuza për ndikime në Cens
Eftim Mitrevski, nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim në intervistë për mediat ka dënuar ardhjen e ambasadorit bullgar në Pustec, duke e cilësuar si presion të hapur në profesion e Cens.
“Është krejtësisht jo normale, është përzierje në punët e brendshme të këtij shteti si vizitë e ambasadorit ashtu dhe zv. presidentes bullgare, ajo duhej përzënë nga Shqipëria, duhej dhënë ultimatum, duhet të linte shtetin shqiptar dhe të dilte jashtë kufijve të Shqipërisë. Si e lejon shteti shqiptar që personalitete të tilla në kohën e Censit të ushtrojnë propagandë këtu, ne jemi qytetarë shqiptarë, mbushim mot 100 vite që ky shtet shqiptar na ka njohur, me institucione, në asnjë dokumente të shtetit shqiptar nuk figuron bullgar. Vizita e ambasadorit bullgar është krejtësisht e gabuar,” – u shpreh Mitrevski.
Ndërkohë, ambasadori bullgar Ivaylo Kirov jashtë kamerave është shprehur se donacionet e sjella në spitalin e Pustecit janë një projekt i nisur para Censit, i njëjti projekt që ka sjellë dhe mjek me herët.
Sa i takon pritshmërive për rezultatin e Cens ai ka shtuar se Bullgaria nuk lufton për numra e kushdo është i mirëpritur për të shprehur etninë e vet e se nuk është qëllimi për të luftuar me vëllezërit e Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori bullgar ka vazhduar me tej duke thënë se nuk ndien shqetësim për procesin e Censit por duhet të ndryshojë mënyra sesi njerëzit e shohin Bullgarinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta