Shkupi pa transport publik, punonjësit hyjnë në grevë

20 Tetor 2022 | 22:23

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi për herë të parë në histori ka mbetur pa transport publik. Kjo për shkak se të punësuarit në Ndërmarrjen për Qarkullim Publik kanë mbetur pa pagat e tyre të shtatorit.

Që në orën 4 të mëngjesit të punësuarit e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik kishin ardhur në punë por nuk e kanë ndezur as edhe një autobus të vetëm në shenjë proteste.

“Kutia e Pandorës është hapur tashmë. Duam të na i realizojnë të gjitha kërkesat. Nuk mundemi më kështu. Iu kërkojmë falje udhëtarëve , por nuk është faji jonë. Ata janë fajtorë”, tha Afrim Muça, kryetar i Sindikatit në NTP.

Gjatë ditës situata ishte e njëjtë, të punësuarit kanë qëndruar vazhdimisht në oborrin e vendin e punës, e jo pas timonit me kërkesë për pagë. Por dita nuk ju ka kaluar pa presione dhe akuza nga udhëheqësit, se janë nxitur nga oponetët e tyre politikë për ta bllokuar punën e ndërmarrjes.

“Nuk është hera e parë, disa herë ka ndodhur por këtë radhë e tepruan. Se di. edhe telefonin sot ma mbyllin, sepse dje e kisha afatin e fundit për ta bërë pagesën. E kam shoqen dhe djalin, pa punë, me dy fëmijë. Patjetër për këtë rrogë punojmë, jemi të detyruar”, u shpreh një shofer.

Protesta nisi pasi të punësuarit në Ndërmarrjen për Qarkullim Publik nuk kanë marrë ende pagat.

Drejtuesit e ndërmarrjes, bashkia e Shkupit dhe Qeveria gjatë këtyre dy ditëve kanë patur përplasje dhe akuza politike për buxhetin e kompanisë, por asnjëra pale ende nuk ka ofruar zgjidhje për ndërmarrjen e cila shërben qytetarët prej vitit 1947.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026