‘Shmangni protestën’, thirrja e ambasadës së SHBA për shtetasit amerikanë
Shtetasve amerikanë u kërkohet që të shmangin Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ gjatë protestës së thirrur nga opozita.
Mesazhi u është përcjellë nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
“Edhe pse shumë prej këtyre protestave janë paqësore, – thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-, situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikuar. Informohuni nga mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, mbyllet mesazhi.
Opozita ka thirrur protestën të shtunën në orën 16:00. Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të përshkallëzojnë format e protestës, deri në mosbindje civile, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përjashtuar mundësinë që protesta të jetë e dhunshme.
Tubimi i 12 nëntorit është i pari i thirrur nga opozita që pas atij të 7 korrikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)