Balla: Janë financuar mediat ruse për të transmetuar live protestat e PD-së
Kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës ka komentuar publikimin e lajmit që PD ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në 2017.
Nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza duke thënë se Partia Demokratike nuk ka marrë vetëm 500 mijë dollarët, por janë financuar edhe mediat ruse për të transmetuar live protestat e opozitës në vitin 2018 dhe 2019.
“Kur unë e kam ngritur çështjen e financimit Rus në këtë sallë, nuk e besonit. Shpresoj që gjykata e lartë ta zhbëjë vendimin e padrejtë të gjykatës. Senky gjyqtari ka anuluar edhe çështjet e pista të Saliut. Ju të rithemelimit kur ishit me Lulin thoshit nuk është e vërtetë. Kur ishit me Lulin, thoshit për lobimin që nuk është e vërtetë, tani që nuk jeni me Lulin thoni është e vërtetë. Lijani drejtësisë. Unë kam besim te drejtësia e re që po lind në rrënojat e drejtësisë së vjetër.
Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore përfshirë punën te grupi i posaçëm i komisionit. Non grata i Bosnjës dhe non grata i Shqipërisë janë problem për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sado pretendoni të bëni parti me një non-grata, do vijë një kohë që do të hani njëri-tjetrin. Ne i besojmë drejtësisë. Detyrat që ka Kuvendi në këto sfida, se financimi është vetëm një çështje.
Jo vetëm rasti i 500 mijë euroshit të PD-së, por sa mijëra euro të tjera do të jenë dhënë te financimi i mediave të caktuara. Në 2018, 2019, protestat e opozitës të bashkëdrejtuara nga Berisha dhe Basha, jepeshin live në mediat ruse. Tre orë live në mediat Sputnik”, u shpreh Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)