Shoqërohet në polici Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit
Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mbrëmjen e sotme.
Dyshohet se Dokle është shoqëruar në polici, pasi po lëvizte me një mjet të blinduar së bashku me një person të shpallur në kërkim.
Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit (Endrit) Dokle është liruar nga burgu më 14 janar të vitit 2020. Ishte gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, ajo që mori vendimin.
Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht, ndërsa ende nuk duhet ashjë në lidhje me fatin e tij. Sipas dëshmive të Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e Indrit Dokles.
Ky i fundit u mor në pyetje nga autoritetet, por është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Martinaj.
“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”- deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit