Shoqërohet nga policia Safet Bajri, Forcat Speciale e sjellin drejt Tiranës

21 Shkurt 2025 | 12:59

Safet Bajri është shoqëruar nga policia të premten. Bajri ishte thirrur në komisariatin e Shkodrës, më pas Forcat Speciale e kanë marrë dhe po e trasportojnë në Tiranë.

Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Mbrojtja nuk konfirmon t’u jetë komunikuar ndonjë urdhër-arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi.

Kontrollet lidheshin me masakrën e Dobraçit ku u vranë 4 persona, mes tyre 2 të pafajshëm.

Më 30 tetor 2024 në zonën e Dobraçit persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë.

Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha të cilët humbën jetën.

Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026