Shoqërohet Safet Bajri, avokati i tij reagon për Euronews: S’ka lidhje me atentatin

3 Shtator 2024 | 19:10

Safet Bajri është shoqëruar këtë të martë në polici. Safet Bajri u ndalua me një mjet të blinduar Mercedes – benz S class pak orë më parë në Lezhë. Pas marrjes në pyetje ai është lënë i lirë.

Avokati Sokol Tahiraj, mbrojtësi ligjor i Safet Bajrit, ka reaguar për Euronews Albania lidhur me lajmin e dhënë më herët për sa i përket shoqërimit në polici. Sipas avokatit ai është shoqëruar vetëm për një verifikim dhe më pas është lënë i lirë.

“Dua te theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin as me shënjestrën e atentatit dhe me asnjë person te përfshirë në këtë atentat”,-tha avokati.

Dyshohet se shoqërimi lidhet me disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti të blinduar, ngjarje e ndodhur në fshatin Rranxë të Bushatit më 24 gusht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përshkallëzohet situata në protestë, qëllohet me vezë dhe mjete të forta drejt policisë, shkatërrohen disa makina policie

Përshkallëzohet situata në protestë, qëllohet me vezë dhe mjete të forta drejt policisë, nisin shoqërimet
12:59 | 02/07/2026

Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit

Pas qëndresës së protestuesve të ulur në tokë përpara Parlamentit, situata është agravuar sërish. Policia ka hedhur sërish spraj drejt protestuesve dhe po përdoren botet...
12:50 | 02/07/2026

Lamallari viziton efektivët e lënduar në protestën para Kuvendit: Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tre efektivët e Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë protestës...
12:49 | 02/07/2026