Shpallet fituesi i Garës Ndërkombëtare për projektin e stadiumit “Selman Stërmasi”
OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k është shpallur fituese e konkursit për rijetëzimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi”.
OMA është një firmë arkitekturore ndërkombëtare me zyra në Rotterdam, Nju Jork, Hong Kong, Doha dhe Australi.
Kryetarja e jurisë ndërkombëtare, Amanda Levete, shprehu disa sugjerime lidhur me projektin.
“Kemi edhe disa sugjerime që do donim t’i shihnim në projektin e përfunduar, për të rafinuar formën e fasadave si për ndërtesat tregtare, ashtu edhe për stadiumin. Do donim që kjo ndërtesa të jetë më pak ndërtesë dhe më shumë në formën e një kulle sahati dhe një obelisku. Ishim jo fort të bindur për aktivitetin publik në tarracë dhe sugjerojmë që përdorimi për energji diellore të jetë aty”, tha Amanda Levete.
Në eventin e shpalljes së fituesit të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, pesë skuadrat finaliste prezantuan përpara jurisë konceptet arkitektonike për një stadium krejtësisht të ri, sipas standardeve të UEFA-s, kategorisë IV.
Korporata e Investimeve Shqiptare kishte hapur zyrtarisht garën për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, në fillim të këtij viti.
Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende.
Ai u ndërtua në vitin 1956 dhe u emërua “Stadiumi Dinamo” deri në vitin 1991 kur iu dha emri i ri.
Aktualisht stadiumi ka 9 mijë e 500 vende dhe i është nënshtruar disa herë rikonstruksioneve të ndryshme.
OMA studio shpallet fituese e projektit për stadiumin e ri “Selman Stërmasi” pic.twitter.com/OMKrrjVDki
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) April 5, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte


