Shpallja non-grata e Artan Grubit, reagon Ali Ahmeti: Largohet nga partia nëse…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se nuk i kontestojnë vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është futur në listën e zezë të SHBA-ve.
Ahmeti ka thënë se nëse vërtetohet fajësia, Grubi do të largohet nga funksionet e partisë.
“Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, zotëri Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve sepse kjo e drejtë i njihet zotëri Grabit në vendimin e Departamentit të shtetit, dhe zotëri Grubi sigurisht nuk do as të dëmtojë subjektin e vet familjen e vet – Bashkimin Demokratik për Integrim, deri në momentin që ky proces të ketë një epilog…Mendoj që zotëri Grupi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, zotëri Grubi sigurisht do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë”, ka thënë Ahmeti.
Më 9 dhjetor, DASH njoftoi se ka futur në listën e zezë të SHBA-së, Grubin dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti. Arsyeja, sipas Departamentit të Shtetit, përfshirja në “korrupsion të madh”.
Pas kësaj, Grubi ka reaguar në Facebook duke thënë se gjithmonë ka punuar “me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkim Evropian”.
“Ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”, ka thënë ai.
Grubi që vjen nga radhët e BDI-së, ishte numri dy në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga viti 2020 deri më 2024./KosovaPress
LEXONI GJITHASHTU:
Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn