“ShpellArt”- Shtëpia unike në Pogradec, çifti ka ndërtuar hapsirën për artdashësit

25 Mars 2024 | 19:04

Shtëpia e artit e ndërtuar nga Eni dhe Henri, është një hapësirë unike dhe e veçantë për artdashësit e Pogradecit.

Një shtëpi, një lokal, një hapësirë e qetë dhe komode për të lexuar, pikturuar apo dhe kënduar, kjo ishte dëshira e çiftit pogradecar, të cilët e arritën.

“ShpellArt” është vendi ku shumë nga artistët e juglindjes por jo vetëm gjejnë veten por edhe banorët e qytetit liqenor.

Sipërmarrësja Eni Guçi tregon se ky vend shërben për të gjithë që duan të shprehin emocionet e tyre në art.

“Merrem me muzikë këtu, edhe pse ska lidhje shkolla që kam bërë. Organizohen mbrëmje LIVE, bashkohen njerëz që janë dashamirës të muzikës, nuk është se unë këndoj e ti dëgjon. Kush ka nevojë e do, vjen dhe këndon vet. Pogradeci është vend i dashur për mua, kam parë që ka piktorë, ka shkrimtarë, është vend dashamirës ndaj artit, kam vënë re që e ndjekin”, tha Guçi.

Sipërmarrësi Henri Shkurti tregon se Pogradecit i duhej një shtëpi arti dhe funksionet e saj janë të ndryshme.

“Shtepia e artit nisi si një mendim i brendshëm e me pas kaluan kohë e vite e tani me mundësitë tona u materlaizua. Jo vetëm Pogradecit por çdo njeriu i dihet një shtëpi arti brenda vetes. Arti i jep zhvillim të brendshëm dhe të jashtëm.

Ne këtu organizojmë aktivitete kulturore, piktorë, vizatim, muzikë, letërsi, aktrim dhe presim se shpejti dhe përveç kësaj i kemi ofruar dashamirësve të artit që në këtë portë të pijnë një gotë verë, kafe”, tha Shkurti.

Përpos liqenit e qetësisë që duket sikur buron nga Mali i Thatë në qytetin e Lasgushit, tanimë çdokush në atë qytet mund të ndihet pak artist brenda vetes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026