Shpenzime të papritura? Banka e Shqipërisë: 60% e familjeve nuk i përballojnë dot

13 Gusht 2024 | 14:53

60% e familjeve në Shqipëri konsiderohen të brishta, pasi ato kanë të ardhura për të përballuar shpenzimet mujore, por vihen në vështirësi nëse ju del një shpenzim i papritur. Vrojtimi është bërë nga Departamenti i Kërkimeve, në Bankën e Shqipërisë.

60% e familjeve në Shqipëri e kanë të pamundur të përballojnë shpenzime që mund t’ju dalin në mënyrë të papritur gjatë një muaji.

Sipas një analize “A janë familjet shqiptare financiarisht të brishta”, të realizuar nga  Departamenti i Kërkimeve, në Bankën e Shqipërisë ka nxjerr në pah se 60% e familjeve kanë të ardhura të llogaritura për të përmbushur nevojat e një muaji, por nëse papritur ju del një shpenzim ekstra që mund të jetë një sëmundje apo prishja e një pajisjeje shtëpiake, ato vihen në vështirësi për para.

Duke përdorur të dhënat e marra nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve në Shqipëri, është vlerësuar se këto  familje konsiderohen financiarisht të brishta, pra janë familje që nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar një shpenzim të papritur.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë që një familje shqiptare çon mesatarisht 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer. Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se buxheti që shpenzojmë për t’u ushqyer është më i larti në Europë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tre herë më pak sesa në Shqipëri.

Europa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026