“Shpërblimet për pensionistët janë nisur”, Rama: Nga 1 janari 2026 rritje pensionesh

30 Nëntor 2025 | 10:51

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e përjavshëm “Flasim”, ka theksuar se shpërblimet e fundvitit për pensionistët kanë nisur të shpërndahen, duke rikthyer vëmendjen te premtimet sociale të qeverisë.

Rama shtoi se pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ndërsa ata me pension mbi këtë vlerë do të përfitojnë 100 euro.

“Kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, tha Rama.

“Me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat.

Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim,”, tha Rama.

Kryeministri foli gjithashtu për planin afatgjatë të rritjes së pensioneve, të nisur nga janari 2026. Sipas tij, pensionet do të dyfishohen në janar 2027, trefishohen në 2028, katërfishohen në 2029 dhe pesëfishohen në vitin 2030.

“Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, përfundoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026