“Shpërblimi nuk mjafton”, pensionistët në Berat të pakënaqur: Janë rritur çmimet

13 Dhjetor 2023 | 18:01

Në qytetin e Beratit që prej të hënës ka nisur shpërndarja e bonusit të fundviti ku çdo pensionist përfiton 5000 mijë lekë shpërblim, e megjithatë për ta duket ky bonus nuk mjafton.

“Pula e detit është bërë tashti, kaposhi i detit është bërë 10 mijë e ca lekë, s’e merr dot. Mund të marrësh ndonjë kaposh shqerak, s’ia arrin dot, ajo është sa për ashtu si puna e pulës që e thërret, e gënjen me thërrime. Ashtu gënjehemi dhe ne se gënjehemi nga e keqja, kur s’ke”, thotë një pensionist.

“Unë di do shtyhem deri në datën 15 me këtë, po vajta deri në datën 15 mirë, do të takoj prapë e do flasim. Mbase i kthehet mendja qeverisë e thotë t’i shtojmë edhe një 10 tjetër”, shprehet një tjetër.

Në qytetin e Beratit përfitojnë pensionin e pleqërisë afërsisht 9500 individë, gjithashtu për të tretin vit radhazi edhe bonusin e akorduar nga qeveria për festat e fundvitit, i cili sipas tyre nuk është mjaftueshëm për të siguruar blerjen e produkteve për festat e fundvitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026