Shpërndanin lëndë narkotike në Durrës, gjykata lë në burg 7 të arrestuar

10 Prill 2023 | 19:12

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 nga 8 të arrestuarit si pjesëtarë të një rrjeti shpërndarësish të lëndëve narkotike gjatë 2 operacioneve policore antidrogë.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondetja Kloida Gjuzi, vetëm për 24-vjeçaren Kristel Balla gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa në burg janë lënë të rinjtë Alban Vela, Amonali Halili, Ergi Curri, Gentian Gonesha, Stivens Bulku, 43-vjeçari Toni Muça, si dhe 48-vjeçari Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra).

Të tetë u arrestuan 2 ditë më parë, pas një hetim 6 mujor për veprimtarinë e shpërndarjes së drograve të forta, në zonën e Sukthit dhe Durrësit.

Goni Muça ishte në rolin e furnitorit me kokainë për të rinjtë, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.

Po ashtu, 48-vjeçari Muça dhe 25-vjeçari Egi Curri, i kishin përshtatur lokalet e tyre me ambiente të posaçme për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Në to policia sekuestroi 1 pako me kokainë, 40 doza me kokainë dhe 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

Janë sekuestruar gjithashtu 3 automjete, 2 prej tyre luksoze, 96 mijë lekë të reja dhe disa shuma në euro, franga dhe paund, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026