Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë e Delvinë, arrestohen 11 persona

16 Dhjetor 2024 | 16:21
Policia e Vlorë finalizoi operacioni e koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.
Policia ekzekutoi 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi ndërsa gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe një 36-vjeçar, i cili posedonte doza me lëndë narkotike kokainë dhe sende të paligjshme gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Panajot Feim Bala, 49 vjeç, banues në Delvinë.
Nga ky operacion u arrestuan:
1. Mili Kadri Hamzaj, 35 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
2. Evinio Kadri Hamzaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
3. Eduart Vilson Taka, 30 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
4. Mina Mitro Dedi, 42 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Sarandë.
5. Fatjon Bujar Abazi,35 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
6. Osmën Bujar Abazi, 29 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
7. Juxhin Nasir Isufi, 32 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
8. Drago Jorgo Qëndro, 35 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
9. Xhuljan Fatmir Meçani, 27 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
10.Stelio Fatmir Meçani, 21 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
11. Enver Vehbi Haxhi, 68 vjeç, lindur dhe banes ne Sarandë.
“Në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, Algert Ramo Caushi banues ne Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë”.
“Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë ndërsa mterialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026