Shpërndante kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 55-vjeçari në Burrel
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë pranë shkollave në Burrel.
Në pranga u vu shtetasi I.D., 55 vjeç, banues në njësinë Administrative Baz. Gjatë kontrollit në automjetin që lëvizte 55-vjeçari, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin K.I., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi e ndarë në doza, gati për shitje.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se këta shtetas pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Burrelit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë