Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, 3 persona pësojnë djegie trupore

17 Dhjetor 2022 | 17:30

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e së shtunës në një banesë në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç. Dyshohet bombola ka shpërthyer nga pakujdesia.

ër pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026