Shpërthen Enver Bytyçi: Po mbrohet një kriminel! Debat i fortë me Lirim Mehmetaj
Pedagogu Enver Bytyçi dhe gazetari Lirim Mehmetaj u përplasën në studion e Euronews Albania sa i takon Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën me grusht në fytyrë në protestën e 6 dhjetorit.
Sipas Bytyçit, Mehmetaj po shprehte mendimin e tij, por ai mendim ishte në mbrojtje të një krimineli.
“Ai normalisht që do të dënohet sepse ka bërë një akt agresiv, ai ka sulmuar një person tjetër, normalisht që do të dënohet, kush e merr atë në mbrojtje? Atë as nëna e vet nuk e mori në mbrojtje. Unë po them se mendoj se duhet të merremi me versionet zyrtare dhe jo me spekulime që vijnë nga ngjyrime politike,” – u shpreh Mehmetaj.
Sipas tij nuk i takon gazetarëve të supozojnë se cili ka qenë motivi prapa aktit të dhunshëm. Ajo që duhet bërë është të pritet versioni zyrtar dhe nëse ka një prapavijë politike duhet raportuar, por jo duke u marrë me punën e politikanëve.
Bytyçi këmbngulte se argumenti se nëna e 31-vjeçarit pohoi se ai ka probleme të shëndetit mendor nuk duhet të llogaritet përballë dëmit që Gert Shehu shkaktoi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë