Gjata: Yuri Kim dështoi. Bejko: Ambasadoren s’e largon as Rama e as Berisha
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zevëndësimin e Yuri Kim është kthyer në temë diskutimi në studiot televizive.
Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogu Roland Bejko është shprehur se ambasadoren Yuri Kim nuk e largon dot as Edi Rama dhe as Sali Berisha, ndërsa shtoi se ambasadori që do e jetë në vend të saj do të ndjekë të njëjta politika si Kim.
“Kim nuk e largon dot as Edi Rama, as Sali Berisha, i cili në deklaratën për shtyp tha se nëse ajo nuk largohet vet ne do ta largonim atë me protestat e revolucionit demokratik. Ne jemi në një mjedis ku secili nga këta hiqen sikur janë qendra e botës. Të jemi të bindur se edhe ambasadori që do të vijë do të ndjekë të njëjtat linja sepse këto nuk janë linja që ka përcaktuar Edi Rama por janë linja që i përcakton DASH dhe strategjia gjeopolitike. Shqiptarët ta dinë mirë që as Rama dhe as Berisha nuk e largojnë dot një ambasador”- tha Bejko.
Nga ana tjetër anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Çlirim Gjata tha se Kim u investua dhe personalisht në politikën shqiptare, dhe sipas tij ky ishte shkaku që ajo dështoi.
“Problemi është se Kim u investua shumë dhe personalisht, madje kaloi dhe në fyerje të një pjese të opozitës shqiptare, Kjo dalje nga etika dhe kalimi deri në nivel personal, bëri që ajo të dështonte në punën e vet. Në luftën kundër korrupsionit dhe në ngritjen ekonomike.”- shtoi Gjata.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar