Roland Bejko: Gjuha e politikanëve shumë e rëndë, kulmoi me dhunë fizike
Pedagogu Roland Bejko komentoi dhunën e ushtruar ndaj kreut të PD-së Sali Berisha dhe njoftimin e dalë ditën e djeshme për largimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko theksoi se Kim u bë pjesë e politikës që prej vitit të kaluar kur Berisha u shpall “non grata” nga SHBA.
Më tej ai theksoi se Berisha-Rama-Meta është një treshe që do të qëndrojë për shumë vite në kurriz të shqiptarëve.
“Yuri Kim që prej vitit të kaluar u bë pjesë e debateve politike. Berisha në PD e vërtetoi se ishte një mit për mbështetësit e tij dhe për këtë arsye këto mitet janë të paprekshme. Berisha-Rama- Meta është një treshe që do të qëndrojë dhe për shumë vite të tjera në qafën e shqiptarëve dhe Shqipëria do vazhdojë në këtë rrugë siç është. Ka një lloj terrori në vend, gjuha e politikanëve është shumë e rëndë dhe kulmoi gjithë kjo dhunë verbale, ku kulmoi me dhunën fizike ndaj vet Berishës”- theksoi ai.
Më tej ai theksoi se Berishës kur i intereson dhuna e mbron, ndërsa kur nuk I intereson e kthen në çështje politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)