Shpërthen në flakë dhe përfundon në kanal makina në Shkodër, shpëton familja

8 Nëntor 2024 | 12:48

Një automjet ka shpërthyer në flakë në rrugën e Shirokës, pak minuta më parë. Sipas të dhënave paraprake, makina ndodhej në lëvizje kur një shkëndijë elektrike ka shkaktuar një defekt, duke bërë që mjeti të humbte kontrollin dhe të merrte flakë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, pasi automjeti kishte një rezervuar me benzinë. Në momentin e ngjarjes, në mjet ndodhej një familje me katër persona, përfshirë edhe fëmijë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, mjeti ka përfunduar në një kanal ku dhe është djegur poltësisht.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Shirokë, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin M. B., 39 vjeç, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026