Shpërtheu në lot pas humbjes së penalltisë, Ronaldo: Gabova, ndjeva trishtim

2 Korrik 2024 | 10:50

Sulmuesi i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, nuk është në periudhën më të artë të karrierës së tij. 39-vjeçari është ende në kërkim të një goli në Euro 2024, megjithëse pati rastin e artë të ndihmonte ekipin në minutën 105 të takimit kundër Sllovenisë, ku gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Gjuajtja e CR7 u ndal nga portieri Oblak me një pritje spektakolare. Gjithsesi për fatin e mirë të tij, ylli portugez arriti të festonte në fund, ku kombëtarja e tij triumfoi pas goditjes së penalltive.

Në reagimin pas ndeshjes Ronaldo tha se edhe njerëzit e fortë kanë ditët e tyre të këqija. Ai shtoi se pas trishtimit për humbjen e penallisë u lumtura në fund me kalimin e ekipit në çerekfinalet e evropianit.

“Ndjeva trishtim, por në fund gëzim! Ky është futbolli. Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme, mund t’i kisha dhënë skuadrën time epërsinë, por nuk ia dola. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, nuk mendoj se penalltia ishte aq e keqe, por gjithsesi gabova.

Unë u ndjeva i trishtuar, por gjëja më e rëndësishme është të shijojmë kalimin në raundin tjetër. Skuadra bëri një punë të jashtëzakonshme dhe luftoi shumë mirë. Sllovenia ishte e vendosur mirë dhe na vuri në vështirësi. Dhe më pas portieri ynë bëri tre pritje të mrekullueshme”, deklaroi Ronaldo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati...
17:47 | 23/07/2026