Shpërthim në fabrikën e armëve në Serbi, raportohet për disa të plagosur
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fabrikën e armëve “Krušik” në qytetin Valjevë të Serbisë, duke lënë të lënduar disa punonjës.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë HK “Krušik” AD Valjevo, incidenti ndodhi rreth orës 07:40, gjatë operacioneve të rregullta të presimit të pentritit, një material shpërthyes. Gjatë këtij procesi, është aktivizuar amplifikatori i çakmakut në presë, çka ka shkaktuar shpërthimin.
Burime jozyrtare nga spitali bëjnë me dije se numri total i të lënduarve është shtatë, por lëndimet raportohen të jenë të lehta.
Kompania Krušik ka konfirmuar incidentin dhe ka theksuar se po vijon hetimi i brendshëm për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
Fabrika “Krušik” është një nga objektet kryesore të industrisë së mbrojtjes në Serbi dhe ka qenë në të kaluarën subjekt i disa aksidenteve të ngjashme në linjat e prodhimit të materialeve shpërthyese
Më 3 gusht 2024, tre punonjës u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave të fabrikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe