Shpërthim në një hidrocentral në Itali, 3 të vdekur dhe 6 të zhdukur

9 Prill 2024 | 18:15

3 persona humbën jetën, 3 u plagosën dhe 6 rezultojnë ende të zhdukur pas një shpërthimi në një hidrocentral në Itali.

Shpërthimi ndodhi në hidrocentralin në digën e Suvijanës, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Bolonjës.

Kryetari i bashkisë së qytetit të afërt të Camunjana, Marco Masinara, tha se shpërthimi ndodhi nëntë nivele nën tokë gjatë punës në turbinat, raporton e përditshmja Il Resto di Carlino.

Ai tregoi se kishte vështirësi në arritjen e viktimave.

“Brigada e zjarrfikësve po tenton të afrohet në vendin e ngjarjes, por po hasin në vështirësi”, shtoi ai.

Zëdhënësi i kompanisë “Enel Green Power” bëri të ditur se ka rënë zjarr në transformator dhe ka treguar se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për evakuimin dhe mbrojtjen e stafit.

Termocentrali është në pronësi të gjigantit italian të energjisë Enel.

Liqeni Suviana është një liqen artificial i vendosur në vargun malor Apenine afër Bolonjës. Liqeni u formua pas ndërtimit të një dige në 1932.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026