Shpërthimi me 5 viktima në Greqi, gjendet trupi i punonjësit të zhdukur! Shkaqet ende mister
Trupi i punonjësit që po kërkohej në fabrikën “Violanta” u gjet nga autoritetet në Trikala. Gjetjen e punonjësit e konfirmoi nënkryetari i bashkisë së Trikalës, Giorgos Kalavoutas.
5 trupat e gjetur të karbonizuar po transportohen në Larisa për identifikim. Mësohet se do të kryhet një autopsi dhe identifikim për mes ADN-së.
Autoritetet gjithashtu po kërkojnë prova për të zbuluar shkaqet e tragjedisë. Deri më tani, mundësitë për shkaqet e shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi në orën katër të mëngjesit mbeten të hapura.
Vala goditëse e shpërthimit, e cila u ndje në të gjithë qytetin dhe në fshatrat e zonës më të gjerë, shkaktoi shembjen e pjesëve të ndërtesës dhe një zjarr të madh, me fabrikën që pësoi shkatërrim të plotë.
Gjashtë të plagosurit, përfshirë një zjarrfikës, u liruan nga spitali pasi u shtruan në spital si masë paraprake, por mbeten në gjendje të rëndë shoku.
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve