Shpërthimi në fabrikën e biskotave në Trikala, arrestohen pronari dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë
Autoritetet greke këtë të martë kanë arrestuar dy drejtues të kompanisë dhe pronarin e fabrikës së biskotave në Trikala ku ndodhi shpërthimi që mori jetën e pesë punëtorëve.
I arrestuari përballet me akuza për vrasje të paqëllimshme, shpërthim, zjarrvënie të qëllimshme dhe lëndime trupore. Ndërkohë, autoritetet që po kryejnë hetimet për tragjedinë dhe kanë filluar të mbledhin provat e para rreth shkaqeve të shpërthimit.
Sipas informacioneve fillestare të mbledhura nga autoritetet, shpërthimi ndodhi në bodrumin i cili shërbente si zonë magazinimi.
Policia po heton raportet se kohët e fundit ka pasur një erë gazi. Megjithatë, rezervuarët e propanit që furnizojnë me energji furrat u gjetën të paprekura. Gjithashtu ka spekulime nga ekspertët se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e një gazi të ndezshëm por ende nuk është përcaktuar saktë shkaku.
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve