Shpëtim Idrizi: Kandidati që duam për Tiranën, s’jam takuar me Berishën

12 Tetor 2022 | 13:53

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, theksoi se kandidat për kryetar bashkie në Tiranë duan një person që të jetë përtej partive politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Idrizi tha se do preferonte më mirë një arkitekt ose një urbanist se sa një person që është pjesë e politikës.

“Duhet një profil që të jetë fitues jo vetëm për kundërshtarin, por të jetë fitues  për qytetarët e Tiranës. Unë do të doja që kandidat të ishte një urbanist, një arkitekt. Ne këtë duam kësaj radhe”- u shpreh ai.

Idrizi teksa foli për zgjedhjet lokale të 2023, tha se Partia Demokratike duhet të bashkohen, pasi dy palët  politike më shumë kanë luftuar veten se kundërshtarët.

Më tej, kryetari i PDIU nënvizoi se ditën e djeshme nuk ka zhvilluar takim me kreun e PD-së Sali Berisha.

“PD në radhë të parë, duhet të unifikohet brenda vetes vet. Problemi më i madh që ka pasur politika shqiptare është dialogimi. Nuk është e udhës që PD të jetë në dy pjesë në këto zgjedhje  dhe u takon atyre të gjejnë gjuhën në këtë rast dhe të bashkohen. Ato më shumë kanë luftuar veten e vet se të tjerët. Zgjedhjet lokale janë ndryshe nga ato politike. Ne nuk do të gjejmë më të mirin për PD por do të gjejmë ofertën më të mirë për qytetarët.

Unë nuk jam takuar me Berishën. PDIU është një parti sovrane, i merr vet vendimet, ka 12 vjet që është parti parlamentare dhe sigurisht kemi kohë që punojmë për votën dhe peshën e PDIU.

Vendi ka nevojë për një opozitë, dhe opozita është institucion në demokraci. Është një moment shumë i mirë për opozitën që të bashkohet. PDIU është duke ndjekur çdo zhvillim dhe nëse nuk na duan, ne mund të dalim  dhe të vetme në zgjedhje”-përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas episodit të fundit të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se...
13:59 | 28/06/2026

“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë individë, organizata dhe aktorë...
10:23 | 28/06/2026

Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik

Kryeministri Edi Rama ka komentuar polemikat e krijuara rreth librit “The Albanian Files”, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të nxitura nga keqinterpretimi...
10:03 | 28/06/2026