“Shpopullimi”, Ervin Bushati: Ja pse kemi dështuar
Ish-deputeti socialist Ervin Bushati thotë se shpopullimi është dështim që politika shqiptare duhet ta pranojë.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Bushati u shpreh se në këtë fenomen ka ndikuar rënia shumë e madhe e lindshmërisë në vend dhe emigrimi i kualifikuar me diplomë.
“Ne kemi dështuar në këtë pikë, dhe kjo është një gjë që duhet ta pranojmë. Që nga ‘90 na është larguar 1.3 e popullatës, por kjo sëmundje është e gjithë Evropës Lindore. Kemi lindje të ulëta, 1,3 për çift, 1,3 e ka Greqia dhe 1, 25 Italia; pra jemi mes vendeve me nivelin më të ulët të lindshmërisë. Përveçse kemi nivelin më të ulët, kemi edhe largimin masiv që për disa kohë ishte për punë krahu, sot po bëhet e kualifikuar; shkojnë me diploma dhe punojnë jashtë”, tha Bushati.
Sipas tij, kjo ikje është një hemorragji shumë e madhe, po largohen njerëzit më kërkues për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 21:15 Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)