Shpopullimi i fshatit Tapi, dikur numëronte mbi 1500 banorë, sot vetëm mosha e tretë

7 Maj 2024 | 15:58

Largimi i të rinjve nga fshatrat është një fenomen që po prek të gjitha zonat e vendit.

Shumica e moshës së aftë për punë po largohen në emigrim, ose po lëvizin drejt qyteteve. Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as fshati Tapi në Kuçovë, i cili 10 vite më parë numëronte mbi 1500 banorë, ndërsa sot nuk janë as 1/3 e tyre. Në fshat kanë mbetur vetëm mosha e tretë.

“Fshati Tapi është një fshat që e dëshiron punën, fshatarët janë shume punëtor, shumë dashamirës ndaj punës, shfrytëzojnë të gjitha resurset që kanë por problem i largimit të të rinjve është një fenomen edhe në fshatin tonë”-theksoi Tafil Plaku, kryeplaku i fshatit Tapi.

Bujqësia dhe blegtoria janë mënyrat e vetme për të siguruar jetesën. Edhe ata pak banorë që kanë mbetur, prodhimet që nxjerrin nga fushat, nuk kanë treg se ku ti shesin. Shpopullimi i fshatit dallohet edhe tek numri i nxënësve në shkollë, të cilët numërohen me gishtat e njërës dore.

“Banorët e fshatit e sigurojnë jetesën vetëm nëpërmjet tokës bujqësore që kanë marrë me 7501 edhe janë njerëz shume punëtor por duke ardhur zhvillimi dhe duke u rritur shumë ndikimi i çmimeve të plehrave nuk arrihet ai fitim qe duhet”-tha Tafil Plaku.

“Me bujqësi, me blegtori me të keq prodhimi edhe shitet edhe nuk shitet edhe shkollat  janë bërë edhe kopshtet me nga dy kalamaj, edhe shkollat një klasë ka 8 kalamaj, s’ka më kalamaj, është në rrezik mbyllje kjo shkolla, do të mbyllet.  Më përpara kanë qenë në dy klasa kur kam qenë unë kanë qenë dy klasa me nga 25 tani kanë ngelur me nja 8 ose në kopsht me nga dy kalamaj nuk furnizohet shkolla.“

“Kushtet janë mizerje në përgjithësi  në bujqësi dhe për të tëra dhe ky është kushti i shpopullimit i thënë shkurt dhe shqip

Në fshatin Tapi shihen vetëm rrugë të boshatisura dhe ndërtesa pa banorë, një panoramë trishtuese për këtë zonë, që dikur gumëzhinte nga zhurmat e fëmijëve dhe të rinjve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026