Shpopullohet fshati Tërbaç në Vlorë: Dikur me 300 familje, sot vetëm 50

16 Mars 2024 | 19:05

Të duhen më tepër se 40 minuta për të përshkuar rrugën prej 6 km drejt qendrës së fshatit Tërbaç. Ky fshat pjesë e bashkisë Himarë me një histori të lashtë dhe bukuri natyrore të çmuara në fakt vuan nga një sërë problematikash, në radhët e të cilave infrastruktura mbetet më shqetësuese

“Fshati ynë ka ngelur jashtë loje, na u premtua për rrugën dhe sot nuk është bërë, deri lart nuk vete dot makina, po u bë rrugë fshatit do kthehen njerëzit. Është rruga që pengon qarkullimin dhe zhvillimin e fshatit”, tha një banor i zonës.

Për kamerën e Euronews Albania ishin të shumtë banorët që përmendën rrugën si një nga arsyet e shpopullimit të fshatit.

“Ti e shikon në çfarë gjendje është ,duke mos patur rrugë ikën dhe banorët të gjithë, për qarkullimin është problem, makina bëhet copë copë këtu”, tha një tjetër banor.

Gjithashtu banorët e fshatit Tërbaç ankohen për shkëputje të vazhdueshme të energjisë elektrike në kohë me reshje shiu për shkak se linjat nuk janë ndryshuar që prej vitit 85’.

“Linjat janë që në kohën e bab Enverit, nuk është vënë dorë, elektriçist ska. Problem shumë kemi me dritat, shumë rëndësi si kushtojnë”, tha nëj banor.

Nga 300 familje sot në fshatin Tërbac jetojnë vetëm 50 familje ku pjesa më e madhe janë të moshuar. Ndër faktorët kryesor janë infrastruktura e dëmtuar, mungesa e zhvillimit dhe kushteve të jetesës. Shkolla e fshatit është e mbyllur prej vitesh dhe fëmijët e mbetur ndjekin orët e mësimit në fshatin Vranisht, 12 km larg Tërbaçit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e...
16:42 | 11/07/2026

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe...
16:14 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026