Shqetësuese! Shqiptarët akoma i firmosin kontratat pa i lexuar
Granit Sokolaj tha se shqiptarët i firmosin kontrata pa i lexuar dhe kjo gjë është shumë shqetësuese.
I ftuar në “Good Morning Albania”, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Sokolaj tha se ne duhet të bëhemi më të vetëdijshëm për të drejtat tona si konsumator.
Ai tha se në Shqipëri vazhdon të mbetet shqetësues fakti që konsumatorët shkojnë në bankë për të marrë kredi dhe nuk lexojnë kontratën deri në fund duke u hasur më tej me penalitete që mund t’i kishin shmangur.
“Ne kemi shqiptarë që firmosin një kontratë në bankë, duke e pasur përpara dhe nuk e lexojmë deri në fund. Ashtu siç ka edhe disa kleçka, disa shkrime janë aq të vogla. Kur shkon në bankë për të marrë një kredi shkon për hall në fakt, mezi pret ta firmosësh e të mbarosh punë. Megjithatë askush nuk të pengon të thuash unë po vij pas dy orësh më lër ta lexoj dhe po vij”, tha drejtori ekzekutiv i qendrës Alert, Granit Sokolaj për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
- 18:56 23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit
- 18:51 Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara
- 18:40 Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut
- 18:28 284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit