Shqipëri- Ishujt Faroe/ FSHF njoftim për tifozët: Hyrja në stadium nis në 17:45
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.
Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.
Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë